Trumpi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ushtrojnë presion mbi Melonin për të blerë armë për Ukrainën.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po ushtrojnë presion mbi kryeministren italiane, Giorgia Meloni që t’i bashkohet programit amerikan PURPL - një skemë për furnizimin me armë të Ukrainës.


Fillimisht, Meloni kishte refuzuar të marrë pjesë, duke përmendur vështirësitë ekonomike dhe opinionin publik negativ në Itali, raporton La Stampa.

Por, siç shkruan gazeta, “diçka ndryshoi më vonë”, Trump e nxiti personalisht që të “bënte një përpjekje”, ndërsa Rutte këmbëngul se PURPL është thelbësor për të bashkuar Aleancën dhe për të rritur dërgesat e armëve në Kiev.

Zelensky gjithashtu ka tentuar ta bindë Melonin të mbështesë programin.

Sipas burimeve, ajo ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar - “ajo po reflekton”.

Meloni ka frikë nga një reagim politik i brendshëm: partnerët e saj të koalicionit nga partia Lega e kanë akuzuar tashmë se “po shkëmben kujdesin shëndetësor me armë”. /Telegrafi/