LAJMI I FUNDIT:

Trump autorizon “rritje të moderuar” të prezencës ushtarake në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara

Trump autorizon “rritje të moderuar” të prezencës ushtarake në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara

htetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë planifikuar të dërgojnë forca ushtarake në Arabinë Saudite, një ditë pas sulmit kundër rafinerisë së naftës.

Ministri i Mbrojtjes, Mark Esper, u tha gazetarëve se dërgimi i trupave do të ishte përgjigje ndaj kërkesës së Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara për t’ju ndihmuar në përmirësimin e sistemit ajror të mbrojtjes. Numri i trupave nuk është bërë i ditur ende.


Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj rafinerive të naftës javën e kaluar.

Por, SHBA dhe Arabia Saudite kanë fajësuar Iranin për sulmin.

Më herët të premtën, presidenti Trump ka njoftuar për sanksionet e nivelit më të lartë kundër Iranit, duke theksuar se do ta shmang konfliktin ushtarak.

Sanksionet e reja do të fokusohen në Bankën Qendrore të Iranit dhe pavarësisë financiare, kishte thënë Trump.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë foli për mundësinë e një takimi midis Trumpit dhe presidentit iranian, Hassan Rohani, i cili do të shënonte një kthesë të jashtëzakonshme në marrëdhëniet SHBA-Iran.

Sulmi paralizoi rreth gjysmën e prodhimit të naftës në Arabinë Saudite, çfarë do të thotë ndërprerja më e madhe e furnizimeve botërore që është parë ndonjëherë, transmeton rel.

Zyrtarë anonimë të Shteteve të Bashkuara thanë se drejtimi dhe shtrirja e sulmit hedhin dyshime për përfshirjen e rebelëve Huthi.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë përkeqësuar qëkur Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin vitin e kaluar dhe sërish vendosi sanksione mbi ekonominë iraniane, për shkak të programit bërthamor dhe balistik të këtij vendi.

Trump tha se Pompeo dhe zyrtarë të tjerë do të udhëtojnë së shpejti në Arabinë Saudite.

Sulmi e uli prodhimin e naftës së papërpunuar në botë me 5 për qind dhe shkaktoi rritjen e çmimeve deri në 19 për qind.

Arabia Saudite është eksportuesja më e madhe e naftës në botë, e cila shet mbi shtatë milionë fuçi në ditë.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori