Trump: Armëpushimi me Iranin ka mbaruar


Donald Trump është pyetur nga gazetarët në Ankara nëse armëpushimi i SHBA-së me Iranin ka mbaruar.
"Është një pyetje shumë interesante. Për mua, mendoj se ka mbaruar. Nuk dua të merrem më me ta", është përgjigjur presidenti amerikan.
"Për sa më përket mua, ka mbaruar. Do të flas me negociatorët tanë, ata duan të negociojnë. Për sa më përket mua, është thjesht humbje kohe të merresh me ta", shtoi ai, transmeton Telegrafi.
SHBA-të dhe Irani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi më 17 qershor, i cili ndaloi zjarrin ushtarak midis dy vendeve dhe u zotua për një periudhë negociuese 60-ditore për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe të qëndrueshme paqeje.
Por ushtria amerikane nisi "një seri sulmesh të fuqishme" kundër Iranit gjatë natës, të cilat tha se ishin në përgjigje të sulmit ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. /Telegrafi/




































