LAJMI I FUNDIT:

Truket e kopshtarit: Këto bimë mbillini afër domates në mënyrë që të prodhojnë më shumë fryte!

Truket e kopshtarit: Këto bimë mbillini afër domates në mënyrë që të prodhojnë më shumë fryte!

Domatja dhe këto bimë janë kombinim i shkëlqyeshëm, jo vetëm në sallata por edhe në kopshte

Pranë çdo fidani domateje është e dëshirueshme t’i mbillni tre fidanë borziloku! Nëse i vilni rregullisht majat e borzilokut, do të krijojë më shumë degë dhe do të prodhojë më shumë fletë aromatike dhe nuk do të lulëzojë shumë herët.


Sipas kopshtarëve me përvojë, edhe kumaku ndikon te domatja si mbrojtje natyrale dhe nxit prodhimin e tij. Kumaku njëherësh është edhe bimë shëruese.

Fqinj i mirë i domates është edhe hudhra e cila ndjek merimangën e kuqe (tenjën e hithrës), transmeton Telegrafi.

Pranë domates është mirë të mbillet edhe bizelja e ulët sepse ajo bimë fikson oksigjenin në tokë dhe e bën të qasshëm për rrënjët e domates dhe kështu shërben si pleh natyral.

Karota gjithashtu ndikon mirë në domaten, por e mbjellë nën domate do të krijojë rrënjë më të imëta.

Fqinjë të këqij të domates janë patatet, kastravecët dhe maraja, sepse tajitja e rrënjëve të tyre ndikon negativisht në rritjen e domates.

Domatja është e dobët edhe ndaj sëmundjeve të ngjashme si edhe patatja dhe misri, andaj ato bimë do të duhej t’i mbillni pak më larg.

Domatja nuk duhet të mbillet as afër specave, sepse ato bimë “garojnë” për përbërësit ushqyes në tokë.

Nën domate është mirë të mbillet edhe sallata e gjelbër, radhiqja, rrepani, spinaqi, majdanozi, preshi –njëherësh kështu më mirë shfrytëzohet hapësira rreth domates e cila rritet në lartësi. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori