LAJMI I FUNDIT:

Tritoli që tronditi Sarandën, çfarë ndodhi me dy familjet në “sagën” e gjyqeve për pronësinë

Tritoli që tronditi Sarandën, çfarë ndodhi me dy familjet në “sagën” e gjyqeve për pronësinë

Këtë shpërthim në qytetin e Sarandës nuk e shkaktoi IKMT e as ndonjë tërmet. Zhurma e fortë dhe tronditja që ndjenë banorët e lagjes nr.1 në orën 6 pa 5 të mëngjesit, ishte pasojë e një akti kriminal të realizuar nga vendosja e të paktën 20 kilogramëve eksploziv.

Shpërthimi i 13 shkurtit la pas një re të madhe tymi e pluhuri betoni që shkoi deri në port. Ndërsa rrafshoi deri në themele hotelin dy katësh “Bizanti”, i cili ndodhej buzë detit. Aty tashmë ndodhet një gërmadhë, ndërsa u dëmtuan rëndë edhe 30 banesa e biznese, në distancë gati 500 metra larg vendit të ngjarjes.


Dalin pamjet e shpërthimit të tritolit në Sarandë, hoteli shkatërrohet plotësisht
Lexo po ashtu Dalin pamjet e shpërthimit të tritolit në Sarandë, hoteli shkatërrohet plotësisht

Sasia e eksplozivit mendohet të jetë vendosur në 5 kolona të hotelit, që dyshohet se janë aktivizuar njëkohësisht në distancë. Policia veproi shpejt. Nëpërmjet kamerave të sigurisë zbuloi lëvizjet e fundit pranë hotelit dhe arrestoi një të dyshuar.


Sotir Çabiri, djali 36 vjeçar i njërit prej pronarëve, u pa duke dalë nga hoteli 3 minuta para shpërthimit. Ndonëse ka mohuar akuzat, Policia ka dyshime të forta për veprimet e tij. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të ketë bashkëpunuar. Gjatë deklarimeve në Polici, 36-vjeçari tregoi se ishte në hotel për të marrë një valixhe që kishte harruar aty.

Nxitonte pasi do të shkonin familjarisht në Angli, aty ku banon prej vitesh motra e tij, më bashkëshortin e fëmijët.

Sotir Çabiri nuk njihet si problematik. Për 6 vjet ka qenë i aktivizuar në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, si nënkryetar për Sarandën. Gjithashtu administronte një piceri në katin e parë të hotelit që u hodh në erë.

Vitet e fundit hoteli, bashkë me një mjedis “Fast-Food” në krah të tij, ishin dhënë me qira nga Çabiri. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, thotë se sasia e lëndës eksplozive e siguruar nga autori ose autorët që hodhi në erë hotelin, mund të jetë siguruar nga firma që janë të licencuara për shitjen e tij, por që nuk i bëhet inventari se ku dhe si përdoren ato që shiten.

Karamuço ndalet edhe tek efekti që mund të ketë kjo ngjarje për sezonin turistik. Hoteli ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu (shtetas grek) dhe të paditur Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka.

Biznesi rezulton i regjistruar në QKB në bashkëpronësi të Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës dhe me administratore shtetasen Miranda Çabiri. Pavarësisht kalvarit shumëvjeçar të gjyqeve për pronësinë mes Spiro Çabirit, Vangjel Shtukës e grekut Dhimitër Evangjeliu, prona administrohej nga Çabir.

Në QKB rezulton që 60% e ortakërisë së hotelit i takon Shtukës dhe 40% Çabirit. Administratore është bashkëshortja e tij, Miranda. Muajt e fundit, ka pasur një tentativë për të blerë hotelin nga biznesmeni i ekzekutuar dhjetorin e kaluar në Tiranë, Edmond Papa.

Megjithatë, Policia nuk e ka saktësuar se më cilin nga ortakët kishte biseduar Papa për blerjen e goditës, me paditësin Evangjeliu apo të paditurit Çabiri e trashëgimtarët e Shtukës që ka ndërruar jetë.

Familja Çabiri ka mohuar të ketë zhvilluar negociata për këtë pronë. Prona prej 700 metrash katror është objekt gjyqesh në një proces të nisur që prej vitit 2002. Gjykata e Shkallës së Parë ka njohur si pronar shtetasin grek, me 90% dhe nga 5% dy të tjerët. Çështja ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë, megjithatë zvarritjet kanë vazhduar duke e rikthyer çështjen për rigjykim, të paktën deri në vendimet e bëra publike në tetor të vitit të kaluar.

Nuk dihet nëse ka pasur vendime të tjera gjyqësore pas kësaj date që mund t’i kenë dhënë të drejtë pronësie ndonjë prej palëve, ashtu siç pretendohet se mund të jetë bërë edhe shkak për ngjarjen e 13 shkurtit. Gazetari Arlidn Isa, duke raportuar nga Saranda shpjegoi se cilat ishin pasojat e këtij shpërthimi në objektet përreth.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori