Shqipëria të shtunën do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin.


Era me drejtim nga veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/