LAJMI I FUNDIT:

Tri vetura përfshihen në një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, një i lënduar

Tri vetura përfshihen në një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në magjistralen Prishtinë – Pejë më saktësisht në fshatin Vragoli.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet se aksidenti ka qenë i rëndë.


Ndërsa zëdhënësi i Policisë Baki Kelani ka thënë se nga aksidenti në fjalë është lënduar një person.

“Ju informojmë se sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Prishtinë– Pejë, në Vragoli, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident të përfshira janë dy vetura me targa vendore dhe një me targa të huaja. Për momentin një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitë relavante janë duke u marrë me rastin”, ka njoftuar Kelani./Telegrafi/