Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka miratuar tri vendime.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për subvencionim në formë mbështetjeje ndaj të gjithë të angazhuarve në Qendrat e Vaksinimit kundër COVID-19 nga data 11.09.2021 deri më 10.10.2021 me një shumë të caktuar, pavarësisht nga statusi i stafit shëndetësor i angazhuar në proces të vaksinimit. Për zbatimin e këtij vendimi janë ndarë 598,500.00 (pesëqind e nëntëdhjetë e tetëmijë e pesëqind) euro.

Të hënën hapen shkollat dhe çerdhet, Vitia jep detaje rreth masave të reja lehtësuese Të hënën hapen shkollat dhe çerdhet, Vitia jep detaje rreth masave të reja lehtësuese

Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rialokimin e mjeteve financiare në shumë prej 2,025,888.00€ në këtë ministri, në nën programin Administrata Qendrore nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti: “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, në 24 projekte kapitale në përputhje me 24 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetarët e Komunave. /Telegrafi/