LAJMI I FUNDIT:

Tri ushtrime të thjeshta për vithe të përsosura pa shkuar në palestër

Tri ushtrime të thjeshta për vithe të përsosura pa shkuar në palestër

Me ushtrime të rregullta do të arrini rezultate fantastike, por njëkohësisht do të tendosni vithet.

Të gjitha vajzat ëndërrojnë që kenë linjë dhe vithe të përsosura, mirëpo shumica e tyre nuk kanë sukses, sepse janë dembele dhe u duket e mërzitshme të ndërmarrin çfarëdo qoftë lidhur me këtë çështje.


Po ju propozojmë disa ushtrime të cilat do të mund t’i bëni në shtëpi derisa jeni duke parë filmin apo serinë tuaj të preferuar.

Nuk jeni të detyruara që shkoni në palestër. Gjithë stërvitjen mund ta bëni në shtëpi, por ju nevojitet vetëm një karrige e thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Ushtrimi 1

Qëndroni para karriges, me dorën e djathtë kapeni mbështetësen, ndërkaq me të majtën kërdhokullën. Këmbët le t’ju jenë distancë të kërdhokullave. Peshën barteni në shputën e majtë. Me nxjerrje fryme ngrini këngën e djathtë sa më shumë që të mundeni në anën e djathtë. Pastaj të njëjtën gjë përsëriteni me të majtën. Ushtrimin bëjeni 50 herë nga katër seri. Pauza midis serive le të jetë 20 sekonda.

Ushtrimi 2

Qëndroni pas karriges me duar në mbështetëse. Mbështetuni në njërën këmbë, ndërkaq tjetrën ngrijeni prapa. Edhe këtë ushtrim bëjeni 50 herë me pauza nga 20 sekonda midis serive.

Ushtrimi 3

Merrni pozitën e njëjtë si edhe te ushtrimi 2, vetëm që duhet t’i ngrini gishtat. Këtë ushtrim bëjeni 30 herë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori