LAJMI I FUNDIT:

Tri ushqime të papritura që mund të çojnë në sëmundje të zemrës

Tri ushqime të papritura që mund të çojnë në sëmundje të zemrës
(Foto: Pexels)

Disa ushqime, edhe pse të shëndetshme, nëse konsumohen në sasi të mëdha dhe shumë shpesh, mund të çojnë në rritje të kolesterolit dhe në periudhë më afatgjate në sëmundje të zemrës. Mes tyre bie në sy qumështi me yndyrë të plotë, frutat arrore dhe vaji i kokosit.

Dieta është një nga faktorët më të rëndësishëm për ta mbajtur zemrën të shëndetshme. Tashmë e dini se ushqimi që hani luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës , veçanërisht kur bëhet fjalë për nivelin e kolesterolit. Përveç shtimit të ushqimeve të pasura me antioksidantë në dietën tuaj, është gjithashtu thelbësore ta kufizoni marrjen e përbërësve të dëmshëm që mund të shkaktojnë rritjen e kolesterolit me kalimin e kohës.


Derisa ka shumë fajtorë të zakonshëm që shumica e njerëzve dinë t’i shmangin, të tilla si ushqimet e skuqura dhe ushqimet e shpejta, ka edhe disa që mund të mos jeni të vetëdijshëm se paraqesin rrezik – transmeton She Finds.

Pesë ushqimet më të mira që djegin yndyrën
Lexo po ashtu Pesë ushqimet më të mira që djegin yndyrën

Kokosi dhe vaji i kokosit

Ndoshta keni dëgjuar pak për përfitimet e vajit të kokosit, nëse e aplikoni atë në flokët tuaj për shkëlqim dhe butësi shtesë ose nëse e shtoni në vaktet tuaja për të djegur pak yndyrë. Megjithatë, nëse nuk jeni të kujdesshëm, konsumimi i tepërt mund të çojë në një rritje të kolesterolit.

Kokosi dhe vaji i kokosit përmbajnë sasi shumë të mëdha të yndyrës së ngopur. Yndyrat e ngopura shoqërohen me një rritje të niveleve të LDL ose kolesterolit të keq. Kur rritet LDL, rritet edhe rreziku për problemet e zemrës dhe sëmundje tjera kardiovaskulare.

Përderisa këto ushqime janë përgjithësisht të mira kur konsumohen me moderim, kufizimi i marrjes së tyre është një hap i rëndësishëm për t’u marrë.

Frutat arrore

Frutat arrore shpesh konsiderohen ndër ushqimet më të shëndetshme dhe kur hahen me moderim, ato mund të jenë të shkëlqyera edhe për zemrën tuaj. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë nëse i hani ato shumë shpesh.

Edhe pse të shëndetshme në moderim, arrat lehtë mund të çojnë në rritjen e kolesterolit dhe sëmundjeve të zemrës nëse hahen me tepricë. Frutat arrore janë natyrisht të pasura me kalori, yndyra të ngopura dhe yndyra të shëndetshme. Një tepricë mund të çojë në shtim në peshë dhe një rritje të nivelit të LDL ose kolesterolit të keq. Kjo përfundimisht mund të çojë edhe në sëmundje të zemrës.

Pesë shprehi të shëndetshme që në fakt ju bëjnë të shtoni peshë
Lexo po ashtu Pesë shprehi të shëndetshme që në fakt ju bëjnë të shtoni peshë

Qumështi me yndyrë të plotë

Qumështi është i pasur me kalcium, vitaminë D, kalium dhe më shumë, të cilat ofrojnë përfitime për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Megjithatë, nutricionistët rekomandojnë shmangien e qumështit të plotë nëse niveli i ulët i kolesterolit ose një zemër më e shëndetshme është prioriteti juaj kryesor.

Qumështi është i pasur me kalori, yndyra dhe yndyra të ngopura. Kjo mund të çojë në shtim në peshë dhe nivele të LDL ose kolesterolit të keq. Rritja jo e shëndetshme e peshës trupore dhe konsumimi i yndyrave të ngopura shoqërohen me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori