LAJMI I FUNDIT:

Tri skuadra gjermane në garë për yllin e Kosovës, Besar Halimin

Tri skuadra gjermane në garë për yllin e Kosovës, Besar Halimin

Besar Halimi është duke i kaluar ditët e fundit si një futbollist i Brondbyt.

Mesfushori kreativ i Kosovës pritet të rikthehet në Bundesliga pasi nuk ka luajtuar fare për klubin danez në edicionin e ri.


Halimi ka tri oferta nga skuadrat gjermane, dy nga Bundesliga 2 dhe një tjetër nga Bundesliga 3.

Sandhausen dhe Jahn Regensburg janë dy ekipet nga Bundesliga 2 që po e duan lojtarin.

Në anën tejtër interesim të madh ka shprehur edhe Hansa Rostock që militon në Bundesliga 3.

24-vjeçari edicionin e kaluar ka zhvilluar 28 ndeshje me Brondbyn në të gjitha garat duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar katër asistime.

Ai pritet të rikthehet në futbollin gjerman, por ende nuk dihet se cilës skuadër do t’i bashkohet.

Kujtojmë që reprezentuesi kosovar më parë ka luajtur edhe për Mainz, FSV Frankfurt dhe Stuttgart Kickers, ndërsa në kategoritë e reja ka qenë pjesë e Stuttgartit, Nurenbergut, Dramstadit dhe Eintracht Frankfurtit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori