Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur më 6 tetor.

Sipas këtyre rezultateve preliminare të cilat nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora, partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 203 mijë e 52 vota ose 25.49 për qind. Pas VV-së, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702 vota ose 24.82 për qind. Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 169 mijë e 211 vota ose 21.24 për qind.

Përveç tri partive të para, Telegrafi më poshtë ua sjell edhe tri partitë politike të cilat në zgjedhjet e së dielës nuk arritën të marrin as nga 1 mijë vota.

‘Kosovaki Nevi Romani Partia’,  në zgjedhjet e së dielës ka marrë vetëm 276 vota apo 0.03 për qind, kurse ‘Gradanska Inicijativa Gore’ ka marrë 820 vota apo 0.10 për qind.

Një mijë vota nuk ka mundur t’i marrë as koalicioni ‘Sloboda’, të cilin e kanë votuar vetëm  719 qytetarë apo 0.09 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Duke klikuar KËTU mund t’i shihni rezultatet e subjekteve politike në zgjedhjet e 6 tetorit./Telegrafi/