LAJMI I FUNDIT:

Tri parti politike nënshkruajnë dokumentin për zhvillimin e Kodrës së Diellit

Tri parti politike nënshkruajnë dokumentin për zhvillimin e Kodrës së Diellit

Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” i ka ftuar partitë politike që të nënshkruajnë një deklaratë që ka të bëjë me zhvillimin e qendrës rekreative Kodra e Diellit, që ndodhet në afërsi të Tetovës.

Nga kjo iniciativë thonë se ky dokument është shpresë dhe provë për atë që zotohen partitë politike, në lidhje me Kodrën e Diellit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dokumentin e kësaj iniciative e kanë nënshkruar: Koalicioni në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, BDI dhe PDSH, ndërsa është bojkotuar nga koalicioni LSDM-Lëvizja Besa dhe OBRM-PDUKM.

“Iniciativa Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit lëshon këto kërkesa për ZOTIM:
Kërkesa bazë:
1. Marrja e kompetencave nga Elem Turs dhe kompetencat ti kalojnë Komunës së Tetovës
Kërkesat afatshkurte
1. Analizë e menaxhimit joprofesional dhe joefektiv të deritanishëm me Kodrën e Diellit
2. Investime në infrastrukturën rrugore, qendrën rekreative dhe lagjen e vilave.
3. Menjanimi i ndërtimeve pa leje dhe sjellja e Planit Detal Urbanistik
Kërkesat afatgjate:
1. Hapja e mundësive për dhënien e Qendrës Turistike investitorëve privat,
2. Ndërtimi i teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit,
3. Instalimi i sistemit për borë artificiale,
4. Zgjerimi i Qendrës drejt tereneve Veri – drejt Jellakut, si dhe në drejtim të pjesës mbi bjeshkët e Bogovinës,
5. Përfshirja e Iniciativës “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” në secilin vendim që e përcakton fatin e Kodrës së DIELLIT”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori