LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra për të menduar “jashtë kutisë”

Tri mënyra për të menduar “jashtë kutisë”

Kurdo që kemi pasur probleme të mendojmë diçka të re, gjithmonë dikush na ka këshilluar të mendojmë “jashtë kutisë”.

Mirëpo, çfarë në të vërtetë është mendimi jashtë kutisë? Të mendosh jashtë kutisë, nuk është aq e vështirë, transmeton Telegrafi.


Krejt çfarë duhet të bëni është ta lini mendjen të lirë nga rregullat dhe limitet, si dhe të shkoni përtej vetvetes.

Shtyjeni veten përtej limiteve

Është e lehtë të besoni në diçka që gjithmonë keni besuar. Por, sfida këtu është të garoni me vetveten, në vend se të garoni me të tjerët.

Pra, shtyjeni veten përtej limit dhe përpiquni të merrni një rrugë tjetër kësaj radhe. Nuk është nevoja ta ndryshoni rutinën ditore, por thjesht mendoni më ndryshe nga herët tjera.

Mendojeni veten në vend të dikujt tjetër…

Përpiquni të gjeni një rol të ri. Mendoni ta zgjidhni një problem duke besuar se jeni duke e jetuar atë problem. Perspektivat duhet të ndryshohen duke u bazuar në kohën dhe rrethanat, dhe ndonjëherë nuk sjell dëm t’i dëgjoni mendimet e të tjerëve.

Mësoni të pyetni gjithçka

Mos e lini trurin të ushqehet me çdo gjë që ju shërbehet.

Bëjeni shprehi të pyetni për gjithçka dhe mbështetni mendimet tuaja me arsye të fuqishme. Vënia në pyetje e çdo gjëje, ndihmon në zhvillimin e mendimit kritik dhe kreativitetit. /Telegrafi/