LAJMI I FUNDIT:

Tri komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje

Tri komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje

Tri komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje.

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Komisionit për Arsim mbahet në ora 10:00, ndërsa Komisioni për Ekonomi mblidhet në ora 11:00.


Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminimin Humanitar.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton  propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton formimin e grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën. /Telegrafi/