Do t’i bartni vite të tëra. Kur flasim për pranverën, fjalën e kemi për fustanet klasike, përkatësisht për rrobat me dezen klasik që madje çdo vit barten

A keni në dollapët tuaj tri fustane me këta dezenë të patejkalueshëm?

Fustani me tufne

Dezen i përhershëm i cili sivjet bartet me fustane, bluza, funde, pantallona… Zgjidhni gjatësinë dhe modelin i cili më së miri i rri konstruktit të trupit tuaj dhe mund ta bartni pothuajse në çdo rast – nga shëtitjet krejtësisht të zakonshme deri te rastet solemne. Ngjyrën gjithashtu zgjidheni sipas shijes dhe stilit tuaj, transmeton Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by WHITE Store (@white_store_armenia) on Mar 27, 2019 at 12:17pm PDT

Fustani me vija

Gjendet në kombinime të shumta ngjyrash dhe trashësie të vijave, dhe në njëfarë mënyre fustani me vija është simbol i stinës me diell të vitit dhe motit të mirë. Mund të gjenden edhe variantet për ditë të ftohta, mirëpo edhe klasiket neutrale për të gjitha stinët e vitit dhe për çdo rast, siç janë kombinimet e përhershme zi/teget dhe bardh, teget dhe bordo, bezhë dhe zi etj.

View this post on Instagram

A post shared by Blair Eadie / Atlantic-Pacific (@blaireadiebee) on Aug 5, 2018 at 9:18am PDT

Fustani me lule

Model i patejkalueshëm romantik i cili pothuajse “eksplodon” në rrugët e gjithë botës sapo të afrohet vera. Zakonisht bëhen në modele me lara të gjatësive më të ndryshme, prandaj si të tilla janë ideale për të gjitha rastet e mundshme.

View this post on Instagram

A post shared by Blair Eadie / Atlantic-Pacific (@blaireadiebee) on Mar 26, 2018 at 9:01am PDT

/Telegrafi/