LAJMI I FUNDIT:

Trezeguet: Humbja në finalen e Ligës së Kampionëve, zhgënjimi më i madh në karrierë (Video)

Trezeguet: Humbja në finalen e Ligës së Kampionëve, zhgënjimi më i madh në karrierë (Video)

David Trezeguet ka pranuar se zhgënjimi më i madh në karrierën e tij është humbja me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve nga Milani në vitin 2003.

Ndeshja e zhvilluar në Old Trafford kishte përfunduar me rezultat 0-0, ndërsa Rossonerët fituan pas penaltive.

“Pendimi im më i madh është finalja e Ligës së Kampionëve. Isha vetëm 24 vjeç dhe kur humbëm, thash do të na vijë edhe një mundësi tjetër së shpejti. Fatkeqësisht, asnjëherë nuk ndodhi më”.

“Suksesi im më i madh ishte Kupa e Botës me Francën në vitin 1998, sepse kur je fëmijë me topin në këmbë, gjithmonë mendon se si do të ishte ta ngresh atë trofe”, ka deklaruar Trezeguet për ItaSportPress.it.

Trezeguet ishte edhe në skuadrën e Francës që humbi nga Italia në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 2006, sërish pas penaltive.

“Kam punuar edhe me Carlo Ancelottin, por sipas meje, trajneri më i mirë që kam pasur ka qenë Marcello Lippi”.

“Kam pasur nderin të luaj krahas Alessandro Del Pieros, sepse ai kishte bashkëpunuar me Gianluca Viallin, pastaj Pippo Inzaghin, pastaj me mua u bëmë dyshja më frytdhënëse në histori të Juventusit”, është shprehur francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori