LAJMI I FUNDIT:

“Treni serb mund të shkaktonte një incident të tipit ushtarak”

“Treni serb mund të shkaktonte një incident të tipit ushtarak”

Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Deputetëve në Romë, i udhëhequr nga kryetari Fabrizio Cicchitto ka lëshuar sot njoftimin për medie ku ka njoftuar se shteti i tij vazhdon të mbështesë fuqishëm Republikën e Kosovës në angazhimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, përkrahjen për Kosovën, Cicchitto ia ka konfirmuar ambasadores së Republikës së Kosovës në Romë, Alma Lama të cilën e ka takuar sot gjatë ditës.


“Takimi ka shërbyer për të ndarë shqetësimin e të dyja palëve në lidhje me provokimet aktuale nga ana serbe, duke iu referuar episodit të trenit për rihapjen e linjës Beograd-Mitrovicë. Me këtë rast është vlerësuar se ky veprim mund të shkaktonte një incident të tipit ushtarak nëse nuk do të kishte pasur një reagim të moderuar dhe të matur nga pala kosovare kundrejt sjelljes agresive që është karakteristike e lidershipit aktual serb ndaj Kosovës dhe vendeve në rajon”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se kjo sjellje është theksuar se ka pasur si qëllim destabilizimin e Kosovës dhe fragmentizimin e mëtejshëm të opinionit publik të minoritetit serb, i ndarë midis pjesës jugore e integruar në institucione dhe pjesës veriore e orientuar nga Beogradi.

“Me këtë rast kryetari Cicchitto theksoi solidaritetin maksimal dhe mbështetjen e plotë të Republikës Italiane ndaj Republikës së Kosovës në angazhimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon. Ky angazhim varet fuqishëm nga masat që do të ndërmerren nga institucionet e brendshme të Prishtinës për të konsoliduar shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e të drejtave themelore duke filluar nga liria e informimit. Kryetari Cicchicto gjithashtu ka përmendur edhe rolin pozitiv që po luajnë në këtë drejtim ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori