Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Dobroshevc të Drenasit, kur një veturë është goditur nga treni.

Nga fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se një veturë e tipit BMW, derisa po kalonte mbi hekurudhë është goditur në pjesën e përparme, nga treni i udhëtarëve.

Në këtë aksident siç raporton Express nuk ka viktima, por ka persona të lënduar lehtë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, e cila po e heton rastin.