Trembëdhjetë kompani importojnë ilegalisht barna

Në mënyrë që të licencohet importi i barnave, barnatoreve në veri të Kosovës u janë të nevojshëm farmacistë me licencë kosovare, pasi që farmacistët me diploma të sistemit të arsimit të Serbisë nuk do të mundë të marrin licencë, sepse ata nuk kanë mundësinë e nostrifikimit të diplomave të tyre, ngase ato i bën vetëm kolegji “Spark”, në veri, shkruan “Zëri”.
Ndërsa, ka edhe një problem tjetër për pacientët, të cilët i përdorin barnat e prodhuesve serbë, sepse mjekët serbë nuk mund t’ua shkruajnë pacientëve zëvendësimin për barnat nga regjistri i barnave të Kosovës, sepse për shkrimin e këtyre barnave e përdorin regjistrin e barnave të Serbisë e që të njëjtat barna nuk ndodhen në të dy regjistrat.
Në anën tjetër, Adriana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative në veri ka përkujtuar se të gjitha kompanive, të cilat importojnë barna në veri të Kosovës, më 31 maj u kalon afati i pajisjes me licencë sipas sistemit kosovar. Ajo ka thënë se janë 19 kompani, të cilat importojnë produkte medicinale në veri, por vetëm 6 prej tyre janë të pajisur me licencë kosovare. /Zëri/



















































