LAJMI I FUNDIT:

Tregu turistik italian sfidë për ekonominë turistike të Maqedonisë

Tregu turistik italian sfidë për ekonominë turistike të Maqedonisë

Në organizim të Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit të Republikës së Maqedonisë për të pestin vit me radhë janë promovuar dhe prezantuar potencialet turistike në panairin ndërkombëtar për turizëm “TTG Travel Experience” në Rimini të Italisë.

Në ditën e parë të hapjes së panairit ndërkombëtar për turizëm “TTG Travel Experience” përfaqësuesit e Agjencisë i realizuan më shumë se 60 takime biznesi me tur operatorë, media, bllogerë dhe profesionistë të tjerë të cilët i diktojnë trendet në turizëm.


Nga 10 deri më 12 tetor, përfaqësuesit e Agjencisë për turizëm, të kryesuar nga drejtori Lupço Janevski së bashku me sektorin privat të turizmit të Maqedonisë, përfaqësues të Macedonia Holidays, Enjoy Balkans, Vardar Express dhe Go Balkans do t’i promovojnë mundësitë turistike të vendit tonë. Tregu turistik italian është sfidë për punonjësit turistik nga Maqedonia dhe mundësi që të rritet numri i turistëve italianë të cilët do të kontribuojnë për sukses më të madh dhe rritje në ekonominë turistike.

TTG Rimini është panairi kryesor për turizëm dhe treg turistik në Itali për negociim dhe rrjetim midis ofertës ndërkombëtare dhe ndërmjetësve të produktit turistik. Panairi në Rimini është ngjarje e jashtëzakonshme B2B. Ky është vendi i vetëm në Itali ku ekspozuesit mund t’i takojnë të gjitha agjencitë kryesore dhe tur operatorët italianë të realizojnë kontakte afariste dhe të zhvillojnë biznes të suksesshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori