LAJMI I FUNDIT:

Tregu i sigurimeve në botë humb 203 miliardë dollarë nga pandemia e COVID-19

Tregu i sigurimeve në botë humb 203 miliardë dollarë nga pandemia e COVID-19

Njëra nga kompanitë më të mëdha e sigurimeve në botë Lloyd’s of London, vlerëson se industria do të vuajë rreth 203 miliardë dollarë humbje nga pandemia e Coronavirusit këtë vit.

Humbjet e parashikuara përfshijnë rreth 107 miliardë dollarë nga pretendimet e nënshkruara dhe pjesën tjetër nga portofolet e investimeve. Sipas tyre, kostot janë edhe më të larta se sa disa nga uraganet më katastrofike të viteve të fundit dhe mund të rriten edhe më tej nëse virusi nuk përmbahet ose kontrollohet me sukses, përcjell Telegrafi.


“Sapo të kuptohet plotësisht shkalla dhe kompleksiteti i ndikimit social dhe ekonomik të COVID-19, kostoja e përgjithshme për industrinë botërore të sigurimeve ka të ngjarë të jetë shumë më e madhe se gjithë ngjarjet historike të mëparshme”, njoftoi kompania.

Mazreku: Pandemia e COVID-19 po e dëmton sektorin e sigurimeve, mos dilni në rrugë pa sigurimin e automjeteve
Lexo po ashtu Mazreku: Pandemia e COVID-19 po e dëmton sektorin e sigurimeve, mos dilni në rrugë pa sigurimin e automjeteve

Pandemia, e cila ka infektuar të paktën 4.2 milionë njerëz dhe ka vrarë rreth 300 mijë të tjerë, ka përballur industrinë e sigurimeve me sfidën e saj më të madhe deri tani. Ndërsa shkaktoi një varg pretendimesh në lidhje me ngjarjet e anuluara, ndërprerjen e biznesit dhe kostot e tjera, shpërthimi ka kërcënuar një recesion botëror që po vë në rrezik pagesën e shumë primeve të sigurimeve shtëpiake dhe të biznesit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori