LAJMI I FUNDIT:

Tregtia e fortë mbështetë ekonominë e Eurozonës

Tregtia e fortë mbështetë ekonominë e Eurozonës

Kompanitë prodhuese në Eurozonë kanë punuar me kapacitet të plotë gjatë janarit dhe kërkesa e fortë po shkakton nxitje të nivelit të çmimeve. Indeksi që formohet nëpërmjet sondazheve drejt fabrikave në rajon, shënoi 59.6 pikë për muajin. Kompanitë kanë rritur çmimet e shitjes në nivelin më të lartë në 7 vite, pjesërisht prej rritjes së madhe të kostove të energjisë.

Tregtia e fortë globale, rimëkëmbja e tregut të punës dhe stimujt monetarë nga Banka Qendrore Europiane po mbështesin ekonominë e bllokut të valutës së përbashkët, që tregoi rritje për 2017-ën me normën më të madhe në një dekadë.


Sipas kompanisë Markit që ndërmerr sondazhet, fabrikat në Eurozonë kanë vazhduar në kapacitet të plotë dhe ndërkohë që kostot më të mëdha po kalojnë gjithnjë e më shumë te konsumatorët, ekziston mundësia e rritjes së çmimeve të konsumit në të ardhmen.

Euro u rrit në 1.2448 kundër dollarit amerikan me publikimin e raportit. Prodhimi ka patur rritjen më të madhe në Holandë, por është përshpejtuar gjithashtu në Itali dhe Greqi. Kjo rimëkëmbje vjen në një kohë të fuqizimit të manifakturës në të gjithë botën. Të dhënat e publikuara më herët gjatë javës për Azinë, treguan gjithashtu një përmirësim.

Në Eurozonë, rritja e porosive industriale ka vazhduar të kalojë kapacitetin, duke sjellë një rritje të porosive të papërfunduara dhe fuqizuar besimin e bizneseve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Cinestar
Kalo në kategori