LAJMI I FUNDIT:

Tregtarët nuk pranojnë dislokim nga Bit Pazari

Tregtarët nuk pranojnë dislokim nga Bit Pazari

Shitësit përgjatë tregut të Bit Pazarit, të cilëve nga autoritetet lokale u është kërkuar të dislokohen në një lokacion tjetër, kanë dorëzuar peticion te autoritetet e Bashkisë së Shkupit me kërkesën që të mbeten aty derisa të rregullohet tregu i ri.

Ata për TVM-2 thonë se mirëpresin rinovimin e tregut të Bit Pazarit, por vendi ku u kërkohet të dislokohen nuk ofron kushte për shitje, prandaj insistojnë t’u lejohet të vazhdojnë shitjen në trotuar derisa të rregullohet tregu i ri.


“Tezgën e kam pasur dhe e kam paguar rregullisht 20 vjet. Por, tani me ndërtimin e tregut të ri ma kanë marrë, unë kam dalë këtu jashtë të punoj, e tani edhe prej këtu na largojnë”,- u shpreh një tregtar.

“Ne kërkojmë të na gjejnë vend të përshtatshëm për të shitur, por realisht vend tjetër nuk ka. Një vjet e më shumë që kanë filluar punimet e para ndërtimore, por ende nuk është gati. Ne nuk mundemi të shkojmë prej këtu te Kalaja e Shkupit ose në lokacion tjetër më larg. Ne 20 vjet shesim mall këtu dhe përfaqësuesit duhet të na gjejnë zgjidhje në kuadër të këtij rrethi”,- theksoi një tregtar.

“Padyshim se duhet të ketë tolerim derisa ndërtohet tregu i ri i Bit Pazari. Së paku dy ose tre muaj të na lejojnë të punojmë këtu dhe mandej do të hyjmë nëpër vendet tona që i kemi pasur më herët në treg dhe kjo është zgjidhje më e mirë”,- tha një tregtar.

“Vendi më i përshtatshëm është ky vend ku jemi. Unë tjetër vend nuk di. Në qoftë se ata dinë ndonjë vend më të mirë, le ta na tregojnë, ta dimë”,- u shpreh një tregtar.

“Patjetër të shesim këtu. Nuk kemi vend tjetër ku të punojmë”,- theksoi një tregtar.

Në trotuaret përgjatë tregut të Bit Pazarit shumë tregtarë punojnë me vite. Një pjesë e madhe e tyre janë shitës të luleve. Autoritetet e qytetit të Shkupit thonë se dislokimi i tyre është i përkohshëm, pasi ata do të kthehen në tregun e ri të Bit Pazarit. Megjithatë, sqarojnë se me tregtarët po përpiqen të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të dyja palët për të kaluar periudhën e ndërtimit të tregut.

“Për momentin jemi në bisedime me shitësit, me qëllim të dislokimit të shitësve jolegalë. Bashkia po mundohet që dislokimi i tyre të bëhet në bashkëpunim me shitësit. Në qoftë se nuk arrihet marrëveshje, atëherë do të fillojmë me aksionin për dislokimin e tyre. Në bisedimet me shitësit duam të potencojmë se atyre u janë ofruar përparësi (tezga me kushte të volitshme brenda në treg). E gjithë kjo bëhet që Qyteti i Shkupit të mundet lirisht të fillojë me rikonstruimin e trotuarit me taksi-stacion të ri, shteg të drunjte, shtylla, si dhe rikonstruimin e ndriçimeve dhe pasazheve”,- thuhet në komunikatën e Bashkisë së Shkupit.

Projekti për modernizimin e tregut të Bit Pazarit filloi muajin e kaluar dhe i njëjti pritet të përfundojë pas 14 muajve. Siç është paraparë, do të vendosen 1.000 tezga të reja, do të rinovohet rrjeti i kanalizimit dhe ujësjellësi, do të mbulohet e gjithë tregu dhe do të ketë parking montues me kapacitet prej 230 vend-parkime. /TVM2/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori