LAJMI I FUNDIT:

Tre yjet që Mourinho i do me çdo kusht tek Fenerbahce – përfshirë bashkëlojtarin e Ronaldos

Tre yjet që Mourinho i do me çdo kusht tek Fenerbahce – përfshirë bashkëlojtarin e Ronaldos

Tri dëshirat e para të Jose Mourinhos për afatin kalimtar si trajner i Fenerbahces tani janë zbuluar. Të dielën, Mourinho edhe zyrtarisht u konfirmua si trajneri më i ri i gjigantit turk.

Kjo është puna e parë e portugezit që prej se u shkarkua nga klubi italian Roma gjatë muajit janar.

Mourinho besohet se ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin nga Stambolli, të cilët humbën titullin në Superligën e Turqisë përkundër faktit se kishin grumbulluar 99 pikë dhe kishin humbur vetëm një ndeshje.


Teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror, tri dëshirat e para të Mourinhos për ta përforcuar Fenerbahcen tashmë janë zbuluar.

Ato i bëri të ditur njëri prej kandidatëve për t’u bërë president i Fenerbahces, Aziz Yildirim, në një intervistë për Yahoo.

“Tani jam njëri prej jush”, fjalët e para të Mourinhos gjatë prezantimit si trajner i Fenerbahces
Lexo po ashtu “Tani jam njëri prej jush”, fjalët e para të Mourinhos gjatë prezantimit si trajner i Fenerbahces

“I kam përmendur lojtarët. Ne kemi thënë Lukakun. Ne kemi thënë Dybalan dhe Taliscan. Të tjerët po i mbajmë për vete. Do të iu tregoj pasi të emërohem si president”, ka thënë Yildirim.

Lukaku mund të jetë në dispozicion për 20 milionë euro, ndërsa për të interesim ka shprehur edhe Antonio Conte i cili e do belgun tek Napoli.

Argjentinasi Paulo Dybala, i cili u transferua tek Roma me kërkesën e Mourinhos mund të transferohet për 10 milionë euro.

Ndërkohë, Anderson Talisca, i cili po luan përkrah Cristiano Ronaldos, Sadio Mane dhe Aymeric Laporte tek Al Nassr në Superligën e Arabisë, mund të joshet nga mundësia për të punuar me ‘The Special One’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Kalo në kategori