LAJMI I FUNDIT:

Me tre ujq të lidhur me zinxhirë – Diego Costa zyrtarizohet te Wolverhamphton

Me tre ujq të lidhur me zinxhirë – Diego Costa zyrtarizohet te Wolverhamphton

Diego Costa rikthehet në futbollin evropian pas një viti e gjysmë mungesë.

Sulmuesi braziliano-spanjoll karrierën do ta vazhdoj tek skuadra angleze Wolverhampton Wanderers, pasi që nga janari ishte pa klub.

Costa ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me klubin anglez, që i kanë bërë një prezantim unik.


33-vjeçari në prezantimin e tij shihet duke i mbajtur të lidhur tre ujq në zinxhirë, pasi klubi anglez ka nofkën ‘Ujqërit’.

“Wolves është një klub me lojtarë shumë të mirë, që dinë të luajnë futboll, dhe të kesh mundësinë për të luajtur sërish në Ligën Premier ishte gjëja kryesore”,  tha sulmuesi veteran në prononcimin e parë si futbollist i Wolves.

Costa është pjesë e futbollit evropian që nga viti 2006 kur iu bashkua skuadrës portugeze Sporting Braga, derisa bëri karrierë në Portugali edhe te Penafiel.

Karriera e tij vazhdoi në Spanjë te Atletico Madrid, Celta de Vigo, Albacete, Real Valladolid para se të luante në Angli për Chelsean dhe së fundmi në Brazil te Atletico -MG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

Premier League
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori