LAJMI I FUNDIT:

Tre trendë të rinj të cilët do të zënë vend të merituar në gardërobën tuaj

Tre trendë të rinj të cilët do të zënë vend të merituar në gardërobën tuaj

Jemi në prag të sezonit të pranverës, e cila na ofron mundësinë që tërësisht të transformojmë gardërobën

Si t’i inkorporojmë trendët e sezonit të ri nëse dëshirojmë të ruajmë stilin personal? – transmeton Telegrafi.

Sezoni i ri kërkon ngjyra të zjarrta, tekstura të lehta dhe të tejdukshme dhe dezenë romantikë.

Njohësit e modës ju tregojnë se si këta tre trendë t’i bartni në sezonin e ri:

Fustani + kardigan

Kështu do të keni kombinimin klasik të modës, e cila është njësoj e përshtatshme për punë, si edhe për dalje në mbrëmje nga shtëpia. Nota e buzëkuqit ngjyrë të kuqe është e obligueshme! Kur jeni në humor zi-bardhë, kardigani dhe fustani ende janë zgjedhje ideale – mirëpo në mënyrë pak më ndryshe.

Fustani i vogël ngjyrë të zezë me çizme të zeza bashkë me kardiganin tepër dimensional është mënyrë ideale që të dukeni rehat, por edhe e sofistikuar. Shtoni çantën e vogël rreth belit, trend aktual i sezonit të ri, dhe do të jeni e gatshme të dilni ditën nga shtëpia.

Tufnet

Mënyra ideale që të inkorporoni tufnet në veshjet pranverore në mënyrë inovative janë në formë fustanet dhe bluzat, gjithnjë derisa janë në ngjyrë të papritur.

Vëthët e mëdhenj të artë këtë veshje të thjeshtë do ta transformojnë në mënyrë të plotë.

Të gjitha ngjyrat e ylberit

Nga terakota e verdhë deri te e portokallta dhe rozë neoni, koha është që ngjyrat t’i fusim si pjesë e veshjeve të përditshme.

Lehtë do t’i theksoni nëse përcaktoheni për veshjet me ngjyra. Mirëpo, nëse jeni mësuar me të hirtën, ofertat e llojllojshme nuancash pasteli ofrojnë avancim për fillestarët. /Telegrafi/