LAJMI I FUNDIT:

Tre të arrestuar për ‘vjedhjen e rëndë’ në Vushtrri

Tre të arrestuar për ‘vjedhjen e rëndë’ në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, më 21 nëntor 2017, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky që ishte raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri, ku cak i kësaj vjedhjeve ishte një shtëpi private, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari në vlerë mbi 5000 euro.

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprës penale, ku rrjedha hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve R. Z., 27 vjeçar, D. M., 22 vjeçar dhe A. B., 18 vjeçar.


Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.