LAJMI I FUNDIT:

19,000 euro të falsifikuara, falsifikatorët bien në kurthin e simulimit

19,000 euro të falsifikuara, falsifikatorët bien në kurthin e simulimit

Policia e Kosovës njoftoi se si rezultat i hetimeve disa mujore dhe aplikimit të masave të fshehta dhe teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan, janë siguruar informata të nevojshme dhe më 07.02.2018, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan, për simulimin e blerjes së parave të dyshuara si të falsifikuara nga personat e dyshuar.

Gjatë realizimit të urdhëresës, me rastin e simulimit të veprës penale, njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, (në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit) dhe gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha prej 192×100 me vlerë të përgjithshme prej 19,200 euro.


Kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5,000 euro para origjinale.

Në këtë operacion policor janë arrestuar të dyshuarit: B. S 1986 shtetas i Maqedonisë; B. R. 1997 si dhe B.R 1993, shtetas të Kosovës.

Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar. /Telegrafi/