LAJMI I FUNDIT:

Tre të akuzuar pranojnë fajësinë për import dhe shitje të armëve dhe municionit

Tre të akuzuar pranojnë fajësinë për import dhe shitje të armëve dhe municionit
Foto: Ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor kundër Arben Latifit, Hasip Zeka dhe Muhamet Krasniqi të akuzuar për import dhe shitje të armëve dhe municionit, për armëmbajtje pa leje, ndërsa Latifi akuzohet edhe për vjedhje të rëndë në tentative.

Seancës së sotme i ka parapri një diskutim në mes të mbrojtësve të të akuzuarve dhe prokurorit special Haki Gecaj, ku u dakorduan lidhur me pranimin e fajësisë nga të akuzuarit për pikën e parë të akuzës, me kusht që prokurori të tërhiqet nga vepra armëmbajtje pa leje, e që në këtë pikë të akuzuarit Zeka dhe Krasniqi e kishin pranuar fajësinë paraprakisht.


Më të filluar seanca, prokurori Gecaj e informoj trupin gjykues për diskutimin dhe dakordimin që kishin pasur lidhur me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve.

Me këtë rast, kryetari i trupit gjykues gjykatësi Musa Konxheli, ju dha 15 minuta kohë avokatëve që të konsultohen më të mbrojturit e tyre lidhur me pranimin ose jo të fajësisë.

Pas rifillimit të seancës, mbrojtësi i të akuzuarit Zeka, avokati Hamdi Podvorica deklaroi se i mbrojturi i tij u pajtua që të deklarohet fajtorë për veprën import dhe shitje të armëve dhe municionit, duke u tërhequr nga pranimi i fajësisë për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, i akuzuari Zeka deklaroj se e pranimin e fajësisë e bënë vullnetarisht pas konsultimit më avokatin e tij.

Në vazhdim, mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Esat Guta deklaroj se i mbrojturi i tij fillimisht e tërheq pranimin e fajësisë për armëmbajtje pa leje dhe pajtohet që të pranoj fajësinë për pikën e parë të akuzës.

Ndërsa, i akuzuari Krasniqi deklaroi se fajësinë e pranon vullnetarisht, duke qenë i vetëdijshëm për pasojat dhe definicionet.

Nga ana tjetër, i akuzuari Latifi e pranoi fajësinë për piken e parë te akuzës, vullnetarisht pas konsultimit me mbrojtësin e tij, avokatin Florent Latifi, duke u pajtuar që prokurori të tërhiqet nga pika dytë e akuzës, ku edhe ai ngarkohej me armëmbajtje pa leje.

Tutje, i akuzuari Latifi deklaroj se nuk e pranon fajësinë lidhur me veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë.

Ndërsa, prokurori Gecaj deklaroi se pajtohet me këtë pranim fajësisë pasi i njëjti mbështetet në faktet që i përmban aktakuza, dhe në të njëjtën kohë është bërë në përputhje me dispozitat ligjore.

Në këto rrethana, trupi gjykues vendosi që të pranohet deklarimi i pranimit e fajësisë nga të akuzuarit, pasi është bërë vullnetarisht dhe pa presion pas konsultimeve që të akuzuarit kishin me mbrojtësit dhe të njëjtit janë njoftuar për benifitet dhe pasojat dhe se ky pranim fajësie është bërë konformë dispozitave ligjore dhe bazuar ne provat qe gjenden ne shkresa te lëndës.

Seanca vazhdoi me fjalën hyrëse të dhënë nga prokurori Gecaj, lidhur me piken e aktakuzës për vjedhje e rëndë në tentativë, akuzë kjo me të cilën ngarkohet tani vetëm i akuzuari Latifi.

Pala e dëmtuar deklaron se e përkrah fjalën e prokurorit, por nuk është në gjendje që sot të deklarohet lidhur me lartësinë e kërkesës pasurore juridike.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Latifi, avokati Florent Latifaj deklaron se gjatë shqyrtimit gjyqësorë do te vërtetohet pafajësia e te mbrojturit të tij, pasi provat ne këtë rast nuk e vërtetojnë fajësinë në asnjë rrethanë.

Kurse, i akuzuari Latifi e mohoi akuzën për vjedhje të rëndë në tentativë, siç pretendon prokuroria në pikën e mbeture të aktakuzës.

Në këto rrethana, pasi palët nuk kishin propozime të tjera, kryetari i trupit gjykues gjykatësi Konxheli caktoi seancën e radhës për 8 shtator 2022.

Sipas aktakuzës së  ngritur më 24 dhjetor 2021 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Arben Latifi, Hasip Zeka dhe Muhamet Krasniqi nga 11 dhjetori 2020 e deri më 25 mars 2021 në Ferizaj, Viti, Gjilan dhe qytete të tjera të Kosovës, në bashkëkryerje janë marrë me importin dhe shitjen e armëve dhe municioneve si dhe pajisjeve të tjera të armëve të cilat i kanë importuar kryesisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia dhe ua kanë shitur personave të ndryshëm në Kosovë.

Siç thuhet në aktakuzë, fillimisht i akuzuari Zeka i kishte blerë armët nga persona të paidentifikuar deri më tani, ua ka shitur shumë personave e pastaj ka arritur marrëveshje me të akuzuarin Latifi e më vonë edhe me Krasniqin, të cilët më pas armët e blera nga Zeka ua kanë shitur personave të tjerë.

Tutje në aktakuzë thuhet se me rastin e kontrollit dhe me urdhër të Gjykatës në shtëpitë  dhe objektet përcjellëse të akuzuarve janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike AK-47, një pushkë gjuetie, tri revole ku njëra prej tyre me gaz, një armë ushtarake, 7100 copë fishekë të armëve, tri predha të armës ushtarake, gjashtë copë mbushës për armë, një thikë ushtarake si dhe 15 karikatorë, 2 kondak të pushkës dhe dy mekanizma pjesë të AK-47.

Me këto veprime ata po akuzohen nga prokuroria se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar të armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Gjithashtu prokuroria i ngarkon të akuzuarit edhe me veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së