LAJMI I FUNDIT:

Tre minuta pasi u ngrit u detyrua të ateronte – probleme me aeroplanin, Baerbock anuloi vizitën në Paqësor

Tre minuta pasi u ngrit u detyrua të ateronte – probleme me aeroplanin, Baerbock anuloi vizitën në Paqësor

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock anuloi udhëtimin në Australi, për shkak të një avarie në aeroplanin me të cilin duhej të udhëtonte atje.

Siç raporton Bild, aeroplani me të cilin kryediplomatja po udhëtonte nga Gjermania për në Australi ndaloi në Abu Dhabi për t’u furnizuar me karburant, por vetëm tre minuta pasi sërish u ngrit, u zbulua një “dështim mekanik” dhe aeroplani u ul përsëri në pistën e aeroportit.


Kreu i diplomacisë gjermane duhej të vizitonte Zelandën e Re dhe Fixhin pas Australisë, raporton dw.

“Për shkak të një problemi mekanik na është dashur të kthehemi në Abu Dhabi, për arsye sigurie. Aktualisht janë duke u shqyrtuar opsione të tjera për vazhdimin e udhëtimit”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

“Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në 35 vitet e karrierës sime profesionale, vetëm në një simulator”, tha kapiteni i fluturimit.

Bild raporton se nuk është hera e parë që Baerbock ka probleme me një aeroplan, pasi në mesin e muajit maj ajo ishte “ngujuar” në aeroportin e Dohas të Katarit, për shkak të gomave të dëmtuara në rrotat e Airbusit qeveritar.

Ndryshe, në vitin 2018, Airbus-i me kancelaren e atëhershme, Angela Merkel u desh të kthehej në aeroportin e Berlinit pas ngritjes për shkak të një mosfunksionimi.

Në vitin 2016, aeroplani në të cilin ishte ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen u desh të zbarkonte në Abuja për shkak të një mosfunksionimi në Nigeri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori