LAJMI I FUNDIT:

Tre mijë vizita të ekspozitës për denarin e RMV-së e cila gjashtë muaj ishte e hapur në Muzeun e Bankës Popullore

Tre mijë vizita të ekspozitës për denarin e RMV-së e cila gjashtë muaj ishte e hapur në Muzeun e Bankës Popullore

Rreth tre mijë qytetarë gjatë gjashtë muajve e kanë vizituar ekspozitën për denarin të vendosur në Muzeun e Bankës Popullore me rastin e 30-vjetorit të valutës kombëtare të Maqedonisë. Vizitorët kanë pasur mundësi t’i shohin “Izidën” e Ohrit, bizhuteritë e arit të zonjave lihnidase, ikona nga Vinica “Joshua dhe Kalebi”, ngjyrat e Xhamisë së Larme, afionit të Maqedonisë gjegjësisht monumentet më të rëndësishme arkeologjike, artistike, arkitektonike dhe trashëgimia natyrore e hapësirave të këtushme të vendosura në valutën tonë.

“Hapësira dhe mjediset e muzeut janë përdorur për mbajtje të intervistave, debateve, ngjarjeve publike. Janë organizuar edhe rreth 100 ligjërata për nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme”, thonë nga Muzeu i Bankës Popullore, ku dje është mbyllur ekspozita.


Ekspozita e titulluar “V/lera dhe vlera”, e cila u mbështet nga shtatë muze në RMV përmes dhurimit të artefakteve, mundësoi pasqyrë në përzgjedhjen unike, prezantim dhe interpretim të trashëgimisë kulturore, të prezantuar në edicionin vijues të të hollave prej letre të Maqedonisë nga viti 1996 deri më sot. Në kuadër të ekspozitës janë ekspozuar vlerat historike dhe kulturore të transferuara në paratë e Maqedonisë.

“Gjatë viteve të kaluara Banka Popullore, si dhe përmes ekspozitës, jep kontribut të vazhdueshëm drejt trashëgimisë së pasur historike, arkeologjike dhe kulturore të shtetit të Maqedonisë, duke u angazhuar për ruajtjen e mëtejshme të vlerave shpirtërore dhe multikulturore të shtetit, të transferuara në imazhin e të hollave të Maqedonisë”, thonë nga Banka Popullore.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori