Tre ambasadorë do t’i prezantojnë platformat para Komisionit parlamentar për politikë të jashtme në RMV

Komisioni parlamentar për politikë të jashtme sot do të mbajë seancë ku tre ambasadorët e sapoemëruar të vendit për Slloveni, Spanjë dhe Zvicër do t’i prezantojnë platformat për aktivitetin e tyre diplomatik.
Siç informon nga PArlamenti, para Komisionit do të paraqiten Goran Milevski, i cili është emëruar ambasador në Slloveni, Edmond Ademi në Spanjë dhe Rexhep Demiri në Zvicër.
Në rendin e ditës të seancës së këtij Komisioni parlamentar, janë edhe dy pika – Propozim-ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Protokollit 16 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
Nga
Telegrafi
02/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































