LAJMI I FUNDIT:

Trazira në verilindje të Indisë, turistëve iu kërkohet të shmangin vizitat në atë zonë

Trazira në verilindje të Indisë, turistëve iu kërkohet të shmangin vizitat në atë zonë

Qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe, kanë lëshuar paralajmërime ndaj turistëve dhe iu kanë kërkuar të shmangin vizitat në verilindje të Indisë, për shkak të trazirave të fundit atje.

Shumë njerëz në rajonin e pasur me naftë, frikësohen se legjislacioni i ri do t’ju japë nënshtetësi një numri të madh të emigrantëve nga Bangladeshi fqinj, të cilët ata i akuzojnë për zënien e vendeve të punës dhe ndryshimin e identitetit kulturor të rajonit, transmeton Telegrafi.


Epiqendra e protestave ishte Guwahati në Assam, ku dy u qëlluan për vdekje dhe 26 u shtruan në spital, pasi forcat e sigurisë qëlluan ndaj tyre në përpjekje që t’i ndalonin.

Gjatë funeralit të një 18-vjeçari që u vra në protesta, qindra përcjellës kanë bërë thirrje kundër regjimit dhe kërkuan që legjislacioni shtetëror të kthehej ashtu si ishte më parë.

Autoritetet kanë kërkuar që gjatë ditës së sotme, nga ora nëntë deri në katër të pasdites, të mos zhvillohet asnjë aktivitet, për shkak të gjendjes së sigurisë.

Kjo pjesë ka peizazhe shumë të bukura dhe është e njohur si zonë shumë atraktive për turizëm, për situata e krijuar së fundmi po bën që nga kjo industri të mos ketë përfitime të mjaftueshme. /Telegrafi/