LAJMI I FUNDIT:

“Travel Lemming” e vendos Kosovën në top pesë vendet që duhet të vizitohen gjatë verës së vitit 2023

“Travel Lemming” e vendos Kosovën në top pesë vendet që duhet të vizitohen gjatë verës së vitit 2023

Uebfaqja “Travel Lemming”, një guidë në internet për udhëtime në mbarë botën, e ka listuar Kosovën si një ndër vendet që duhet të vizitohet në verën e vitit 2023.

Sipas uebfaqes, Kosova listohet në vendin e pestë si shteti që duhet të vizitohet nga të huajt nga muaji maj e deri në muajin shtator.


“Travel Lemming” e përshkruan Kosovën si vend të përballueshëm, magjepsës si dhe shtëpi të vendasve tepër miqësorë.

“Kosova është një nga destinacionet më unike në Evropë, dhe ndoshta më e përballueshme. Ndërsa nuk do të gjeni shumë turistë të tjerë në Kosovë, do të gjeni peizazhe mahnitëse malore, një kulturë të lulëzuar kafenesh, xhami dhe kisha historike, kuzhinë intriguese dhe më shumë flamuj amerikanë se në SHBA.  Shpirtrat e guximshëm që guxojnë të zbulojnë Kosovën do ta shohin se është shumë më e sigurt se sa mendoni, megjithëse këshillohet ende kujdes përpara se të vizitoni rajonin verior. Përhapja e anglishtes është e lartë dhe vendasit janë të etur për të biseduar dhe për të ndihmuar, duke e bërë Kosovën vendin e përsosur për të gjetur disa miq të rinj duke e shtyrë veten jashtë zonës suaj të rehatisë”, shkruan “Travel Lemming”.

Kjo kompani propozon të vizitohet Parku i Arinjve në Prishtinë, Kalaja e Prizrenit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, kafenetë në Prishtinë e Çarshia e Madhe e Gjakovës.

Qytetet që propozohen të vizitohen janë Prishtina, Peja dhe Prizreni.

Në vendin e parë prej pesë vendeve që duhet të vizitohen gjatë kësaj periudhe janë sikurse Lafayette, Louisiana e cila renditet e para, në vendin e dytë është Bhutani, në të tretin pason Utila, Honduras dhe në vendin e katërt renditet Ile-Sainte-Marie, Madagascar. /Telegrafi/