LAJMI I FUNDIT:

Transportimi i bredhit të festave të fundvitit, me një super-makinë të garave (Video)

Transportimi i bredhit të festave të fundvitit, me një super-makinë të garave (Video)

Sigurimi i një bredhi, pak momente para  Vitit të Ri, do ishte shumë më i lehtë me një super makinë garash

Të gjithë që duan ta presin vet një bredh, përballen me vështirësi të shumta, përfshirë edhe mos përshtatjen e makinës së zakonshme, me kushtet e vështira të rrugëve malore, transmeton Telegrafi.

Këtë problem nuk e kishte edhe një koleksionues makinash, që në pronësi ka edhe një Subaru WRC97. Gjëja e vetme që iu desh të siguronte, ishin çizmet dhe sëpata, para se të niset në mal.

Në këtë formë, është treguar se si transportohet një bredh i festave të fundvitit, me një super-makinë garash, nëpër shtigjet e ngushta dhe të thepisura. Madje, për ta dërguar atë me kohë për ta dekoruar zyrën.

Kjo është forma me të cilën një sallon makinash në Londër, ka uruar për festat e fundvitit. /Telegrafi/