LAJMI I FUNDIT:

Transmetimet ishin të shkurtra, por ndikimet të fuqishme: Rrëfimi për ‘radion sekrete’ të studentes së guximshme indiane, gjatë sundimit kolonial britanik

Transmetimet ishin të shkurtra, por ndikimet të fuqishme: Rrëfimi për ‘radion sekrete’ të studentes së guximshme indiane, gjatë sundimit kolonial britanik

Usha Mehta ishte vetëm 22 vjeçe kur nisi një radio të fshehtë, gjatë kohës kur India ishte uzurpuar nga sundimi kolonial britanik.

“Rrezikoni ose vdisni. Ne ose do ta çlirojmë Indinë ose do të vdesim duke u përpjekur”, u kishte thënë udhëheqësi i pavarësisë indiane Mahatma Gandhi udhëheqësve të tjerë më datën 8 gusht, viti 1942.


Fjalimi i tij i famshëm nisi lëvizjen “Quit India” – ndërkohë frymëzuan Mehtan dhe disa aktivistë të tjerë të nisin një radio brenda një jave, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“Kur shtypi ndalohet rreptësisht, një transmetues sigurisht ndihmon në përhapjen e mesazhit të rebelemit edhe në qoshet më të largëta të vendit”, kishte potencuar ajo në një intervistë në vitin 1969.

Ata i shpenzuan muajt e ardhshëm duke transmetuar lajme në lidhje me luftën në Indi, duke iu bërë thirrje njerëzve që t’i bashkohen rezistencës.

Transmetimet mund të ketë qenë të shkurtra, mirëpo ndikimet e saja ishin të fuqishme.

Gandhi dhe shumë udhëheqës të tjerë ishin arrestuar brenda disa orësh pas fjalimit të tij, me shpresën se të njëjtit do të hiqnin dorë nga rebelimi.

Lëvizja “Quit India”, u përhap shpejt, duke shkaktuar protesta masive dhe valë mosbindjeje që zgjatën për dy vjet.

Një grup të rinjsh të udhëhequr nga një grua luftëtare e potencuan rolin e tyre asokohe.

Kush ishte Usha Mehta?

Usha Mehta lindi në një fshat të quajtur Saras i cili në ditët e sotme njihet si shteti perëndimor i Gujarat. Jo vetëm që ishte shteti i Gandhit, por ishte edhe vendi i marshimit të tij gjatë vitit 1939.

Ajo ishte vetëm tetë vjeçe kur mori pjesë në protestën e saj të parë. Ishte kundër një komiteti të anglezëve të udhëhequr nga John Simon që kishte për detyrë të rekomandonte reforma kushtetuese në Indi.

“Sloganin e parë që unë e bëra kundër britanikëve ishte ‘Simon kthehu në vendin tënd’”, kishte potencuar në një intervistë në Librin e Naveen Joshi, Luftëtarët e Lirisë.

Mehta ishte adoleshente kur iu përgjigj thirrjes së Gandhit për të kundërshtuar taksën e kripës të vendosur nga Britania e Madhe.

“E kam pasur kënaqësi të thyeja ligjin dhe të bëja diçka për kombin tim”, kishte rrëfyer ajo për këtë moment, vite më vonë në një intervistë.

Ajo mori pjesë në të gjitha llojet e fushatave të mundshme që kishin për qëllim mosbindjen e tyre; nga protestat e deri tek kauzat e tjera ndaj produkteve, që kishin për qëllim refuzimin e importeve britanike.

Në vitin 1993 kur babai i saj doli në pension si gjykatës, familja e saj u transferua në Bombay tani Mumbai.

Ajo ndodhej atje – nëntë vjet më vonë kur dëgjoi Gandhin të fliste në atë takim historik të partisë së Kongresit, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Radio e fshehtë e Kongresit

“Ju flet Radio Kongresi, medium i stacionuar në një vend të Indisë”.

Kështu kishin filluar gjithmonë transmetimet, derisa më vonë Mehta zbuloi se të gjitha lajmet ishin regjistruar në Bombay.

Ajo e menaxhoi radion me ndihmën e dy aktivistëve të tjerë, Chandrakant Babubhai Jhaveri dhe Vithaldas K Jhaveri, së bashku edhe me Nanka Motwane, familja e së cilës zotëronte një kompani telefonike të quajtur Chicago Radio – Nariman Printer ishte gjithashtu një operatore e cila iu kishte bashkangjitr kauzës.

Transmetimi i parë kishte ndodhur më 14 gusht të vitit 1942.

Në fillim ata kishin shpërndarë lajme dy herë në ditë, në gjuhën hindu dhe në atë angleze. Mirëpo e zvogëluan transmetimin në një herë në ditë.

Megjithë mënyrën për t’i zhdukur gjurmët e vendodhjes së operimit të tyre, ata i ndërruan lokacionet deri në shtatë herë, gjerësisht gjatë tre muajve që ata kishin transmetuar.

“Kur gazetat nuk guxuan të prekin këto tema në kushte uzurpimi, ishte vetëm Radioja e Kongresit që kundërshtonte urdhërat e mbizotëruesve”, kishte thënë ajo.

Thuhet se shumë liderë të shquar mbajtën gjithashtu fjalime radikale në këto transmetime.

Ndërkohë në nëntor të vitit 1942, policia kishte sulmuar dyqanet e radios në Bombay, përfshirë një në pronësi të Chicago Radio.

Ata kishin arrestuar Nariman Printer, për të cilin besohet se i kishte informuar ata rreth vendndodhjes së stacionit të radios.

Transmetimi i fundit

Më 12 nëntor, Mehta kishte theksuar në një intervistë se policia e sulmoi zyrën e Babubhai Khakkhar, derisa ajo ishte gjithashtu në ndërtesë.

Ajo e mori materialin që kishte për ta transmetuar dhe nxitoi për në studion e regjistrimit, që ishte diku tjetër. Dy kolegët e saj ishin të zënë me përgatitjen e një programi për atë mbrëmje.

Mehta kujtoi se atë ditë ajo do të jepte edhe transmetimin e fundit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“Ne transmetuam disa lajme dhe një fjalim në ato momente dëgjuam trokitjet tek dera”, kishte rrëfyer ajo.

Ajo kishte thënë se autoritetet e thyen derën për të hyrë më pas në objekt.

Mehta ishte shprehur se ata i kishin sekuestruar pajisjet, ndërkaq ajo dhe katër persona të tjerë ishin vendosur në pranga. Kështu, hetimi kishte zgjatur me muaj të tërë.

Gazetarja ishte dënuar asokohe me katër vjet burg, ndërsa ishte liruar në prill të vitit 1946.

“Pasi dola nga burgu, isha e lumtur, dhe krenare me veten”, rrëfente aktivistja.

Pas lirimit nga qelia ajo kishte doktoruar dhe vazhdoi të japë mësime në Kolegjin Wilson të Universitetit Bombay për 30 vite.

Usha Mehta ndërroi jetë më 11 gusht të vitit 2000. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori