Cristiano Ronaldo ka mbetur i acaruar nga përditësimet e Transfermarkt në vlerën e tij, derisa nuk ka hezituar t’i bllokojë në Instagram.

Faqja ndërkombëtare që merret me vlerësimin e lojtarëve në të gjitha ligat, së fundmi ka përditësuar edhe vlerën e lojtarëve që luajnë në Serie A.


Transfermarkt ka zbuluar se vlera aktuale e 35-vjeçarit në tregun e transferimeve është 67.5 milionë funte, e që kjo gjë e ka acaruar Ronaldon.

ronaldo 2 e1581196678929

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka ngurruar që t’i bllokojë ata në Instagram, e që këtë gjë e ka zbuluar edhe faqja.

Një komentues ka pyetur se përse Ronaldo i ka bllokuar ata, e që më pas ka pasuar edhe përgjigja e tyre.

“Nuk mund t’i bëjmë ‘tag’ Ronaldos për arsye se na ka bllokuar, pasi pa vlerën e tij në tregun e transferimeve”, ka shkruar Transfermarkt. /Telegrafi/

https://twitter.com/RoyalANfield/status/1234114653778612226

telegrafi sport app