LAJMI I FUNDIT:

‘I trajtuar si qen’: Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

‘I trajtuar si qen’: Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

Rreth 2,000 burra nepalezë janë rekrutuar nga Rusia për të luftuar në luftën e saj kundër Ukrainës.

Siç shkruan Sky News, përcjell Telegrafi, të shtyrë nga varfëria, shumë prej mercenarëve nepalezë tani duan të kthehen.


Ganesh, 35 vjeç, është një nga rekrutët e paktë me fat që ka arritur në shtëpi.

Ai kaloi katër muaj e gjysmë duke luftuar në Donetsk dhe thotë se nepalezët “trajtoheshin si qen”.

“Ishte shumë e frikshme. Nuk ishte njeri me njeri, plumb për plumb. Ne u sulmuam nga dronë dhe ishte e tmerrshme”, ka rrëfyer fillimisht ai.

Takimi me të ishte në Katmandu ndërsa lutej në një tempull, i lehtësuar, por i traumatizuar nga përvoja e tij në vijën e frontit.

Ai thotë se ushtarët u dërguan në qendrën e trajnimit Avangard, një akademi ushtarake jashtë Moskës, ku ata qëndruan për dy javë, përcjell Telegrafi.

Putini paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore – fjalët e tij pas shpalljes së fitores në zgjedhjet në Rusi dhe reagimet e Perëndimit
Lexo po ashtu Putini paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore – fjalët e tij pas shpalljes së fitores në zgjedhjet në Rusi dhe reagimet e Perëndimit

Ganesh shërbeu 10 vjet në ushtrinë indiane, por shumë të tjerë përkrah tij ishin të rinj dhe pa përvojë.

Ai i përshkruan disa se nuk kanë mbajtur kurrë armë më parë.

Pas stërvitjes, ai thotë se kishte një ndryshim të mprehtë në mënyrën se si u trajtuan mercenarët e huaj: ata u futën papritur në konflikt me shumë pak mbështetje.

“Për dy javët e para të stërvitjes, jeta ishte e mirë. Por sapo na dërguan në Ukrainë, nuk kishim ushqim të mjaftueshëm dhe u rrahëm nga rusët. Ishte vërtet keq”.

Burrat nepalezë, pretendon Ganesh, ishin “mish për top” në luftën e tyre. “Ushtarët origjinal rusë ishin pas nesh. Në vijën e frontit ishin mercenarë”.

Ganesh thotë se pa tre burra nepalezë të vrarë në fushën e betejës, por ka dëgjuar për shumë e shumë viktima të tjera.

Duke treguar se si arrit në Rusi, ai tregon se po përpiqej të gjente punë dhe kur shkoi te një agjent për të parë nëse mund të punonte në Luksemburg, por agjenti i sugjeroi që të shkonte në Rusi në vend të kësaj, sepse ishte “plot mundësi”.

Gati 6,000 trupa në vetëm një javë – Kievi jep shifrat e fundit rreth humbjeve të Rusisë në Ukrainë
Lexo po ashtu Gati 6,000 trupa në vetëm një javë – Kievi jep shifrat e fundit rreth humbjeve të Rusisë në Ukrainë

Shumë nepalezë kanë përshkruar se u janë dhënë viza studentore ose turistike për të shkuar në Rusi dhe qeveria nepaleze është aq e shqetësuar sa ka marrë masa.

Shumë thonë se u mashtruan duke parë videot e TikTok të trajnimit të rekrutëve me pamje të lumtur në Rusi.

Por Ganesh po i kërkon kujtdo që e konsideron një gjë të tillë, të mos regjistrohet.

“Unë do t’u thosha të mos shkojnë. Në TikTok i shihni me uniforma të bukura me armë të bukura. Por nuk është asgjë e tillë”.

Dhe largimi është i vështirë.

Ganesh tha se ai u përpoq të ikte me gjashtë burra të tjerë nepalezë, por u kap dhe u rrah keq nga ushtarët rusë.

Qeveria nepaleze ka thënë për Sky News se 246 qytetarë të saj po luftojnë për ushtrinë ruse aktualisht dhe se të paktën 21 janë vrarë.

Por ligjvënësit dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Nepal thonë se këto vlerësime zyrtare nënvlerësojnë shumë shifrat reale.

Sipas Ministrisë së Jashtme nepaleze, autoritetet ruse thuhet se kanë rënë dakord të ofrojnë kompensim për familjet e viktimave dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka siguruar homologun e tij nepalez se do të trajtojë shqetësimet e tyre.

Ajo që është e qartë është se Nepali është kapur në një konflikt ku nuk ka asnjë interes, i nxitur nga shumë njerëz që po përpiqeshin t’i shpëtonin varfërisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori