LAJMI I FUNDIT:

​Trajtimi i zgjebës, dermatologia Kokollari: Pacientët reagojnë keq dhe ndihen të stigmatizuar

​Trajtimi i zgjebës, dermatologia Kokollari: Pacientët reagojnë keq dhe ndihen të stigmatizuar

Mostrajtimi adekuat i zgjebës, apo siç njihet në Kosovë “zhuga”, po konsiderohet si faktori kryesor që po ndikon në përhapjen e saj. Kjo sëmundje e lëkurës vazhdon të stigmatizojë qytetarët, ngaqë mendohet se zgjeba është sinonim i papastërtisë.

Kështu thotë dermatologia në Klinikën e Dermatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Fatime Kokollari në një intervistë për KosovaPress, derisa tregon se aktualisht në këtë klinikë është i hospitalizuar një pacient me këtë parazit.


Kokollari thotë se kur iu tregon pacientëve që janë të infektuar me zgjebë, ata reagojnë shumë keq, pasi sipas saj paragjykohen nga të tjerët.

Si shqetësues, Kokollari konsideron faktin se të prekurit me këtë sëmundje të lëkurës nuk po i përfillin këshillat e profesionistëve shëndetësorë. Ajo thotë se nëse vetëm një anëtar i familjes infektohet nga ‘skabiesi’, duhet të trajtohen edhe anëtarët e tjerë njëkohësisht, në mënyrë që paraziti të mos shpërndahet.

“Statistikat vjetore në lidhje me skabiesin janë në rënie e sipër. Skabiesi është një sëmundje parazitare e cila fitohet nga kontakti i shpeshtë, i drejtpërdrejtë me lëkurën e personit i cili është i infektuar. E gjithë esenca e kësaj problematike që kohëve të fundit po haset nëpër media, pacientët nuk trajtohen si duhet dhe nuk i përfillin këshillat e profesionistëve shëndetësorë.

Kryekëput ka të bëjë me mënyrën e mjekimit. Në qoftë se pacienti vjen dhe ka shqetësime, e që shqetësimi kryesor është kruarja dhe i rekomandohet trajtimi lokal, respektivisht lyerja dhe gjithmonë rekomandimet bëhen që e gjithë familja të mjekohet njëkohësisht me pacientin. Shumicën e rasteve anëtarët e tjerë ta familjes janë refuzues ndaj mjekimit. Meqenëse sëmundja e ka kohen e inkubacionit, kohën e fshehur diku 3 javë deri në një muaj, mund të ndodhë që personat e tjera, anëtarët e familjes të mos kenë shqetësime të ngjashme, të mos kenë puçrra e as kruarje dhe e refuzojnë mjekimin”, thotë Kokollari.

Ndër të tjera, dermatologia Kokollari potencon se zgjeba mund të zgjasë përjetësisht tek një person nëse nuk trajtohet siç duhet, derisa shton se mjekimi për skabiesin është një javor.

Ajo tregon se rreth 80 pacientë gjatë vitit 2022 kanë qenë të hospitalizuar në Klinikën e Dermatologjisë si shkak i zgjebës. Ndërsa, gjatë vitit të kaluar mbi 60 pacientë kanë kërkuar trajtim për këtë parazit.

“Duke e pasur parasysh që në ditën e sotme të gjithë anëtarët e familjes, duke u nisur nga fëmijët e vegjël nëpër çerdhe, shkolla, vendet e punës të tjerë, mundësia për përhapjen e sëmundjes është e madhe. Dhe dendësia e popullatës në Kosovë është goxha e madhe dhe e shpeshtë, mundësia për infeksione gjithmonë është e mundur nëse nuk përfillen instruksionet nga personeli shëndetësor…

Ti mund të jesh përjetësisht me skabies nëse nuk kërkon ndihmë mjekësore dhe nëse nuk trajtohesh, por nëse trajtohesh, mjekimi është një javor…2022-ta kanë qenë 80 raste (të hospitalizuar), ndërsa 2023-tën 64 raste…Një pacient (me zgjebë) është i hospitalizuar”, thekson Kokollari për KosovaPress.

Ndërkaq, lidhur më atë nëse zgjeba vjen si shkak i pa pastërtisë, Kokollari thotë se një gjë e tillë nuk qëndron, pasi sipas saj të dhënat kanë treguar se edhe në vendet e zhvilluar ka tendencë për përhapje të saj.

Ajo tregon se pacientët ndihen keq kur iu thuhet se janë të infektuar me zgjebë, ngaqë sipas saj ata stigmatizohen nga të tjerët.

“Ka pasur teori të mëhershme që është menduar që kjo sëmundje ka të bëjë me papastërti, sidomos në vendin tonë edhe është stigmatizuar. Ndonjëherë, kur t’iu themi pacientëve që kanë zgjebë, reagojnë shumë keq. Sepse në popullatë janë të stigmatizuar dhe mendojnë që kjo sëmundje është sinonim i papastërtisë.

Mirëpo, nuk është ashtu sepse statistikat kanë treguar që edhe në vendet e zhvilluar ka tendencë të përhapet. Nëse tek dikush manifestimi me kruarje është më i shprehur mund vetë prej papastërtisë të thonjve të vet të ndikon në infeksionet dytësore bakteriale, krijohen akne me qelb e të tjera, të cilat do të përhapeshin edhe me qarkullim të gjakut edhe në organet e tjera”, potencon Kokollari.

Kohëve të fundit është raportuar se numri i rasteve me zgjebë në Kosovë po vazhdon të ketë rritje.

Zgjeba është një sëmundje e lëkurës e cila shkaktohet nga një parazit, i cili provokon një reaksion mbrojtës nga ana e organizmit, të manifestuar me puçrra të kuqe në lëkurë, që pasojnë me kruarje.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori