LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Suedisë konfirmon se ka dy mungesa ndaj Kosovës

Trajneri i Suedisë konfirmon se ka dy mungesa ndaj Kosovës

Kombëtarja e Suedisë e ka nisur për mrekulli kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katari 2022’.

Verdhekaltërtit kanë triumfuar në shtëpi në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0 ndaj Gjeorgjisë.


Por të dielën suedezët zbarkojnë në Prishtinë për ta luajtur takimin me Kosovën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Për këtë takim te Suedia në dyshim janë portieri i parë Martin Olsen dhe mesfushori Albin Ekdal.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka thënë se dyshja ende janë në dyshim, por mediat suedeze kanë raportuar se as Olsen e as Ekdal nuk do t’ia dalin të paraqiten ndaj Kosovës.

“Martin Olsen është portieri ynë i parë dhe nëse nuk do të mund t’ia dalë të luaj ndaj Kosovës, atëherë vendin e tij do ta zë Nordfeldt që mbrojti edhe ndaj Gjeorgjisë. Gjithsesi stafi mjekësor ende po e monitoron situatën e tij”, deklaroi Andersson pas fitores ndaj Gjeorgjisë.

I pari i shtabit teknik të suedezëve ka lënë të kuptohet se edhe Ekdal mund të mungojë, derisa edhe disa lojtarë të tjerë kanë pësuar lëndime.

“Disa futbollistë kanë marrë lëndime ndaj Gjeorgjisë, por që nuk janë të rënda dhe do të shohim gjendjen e tyre deri të dielën.

“Ekdal ka një lëndim, por që ende nuk e dimi se sa është serioz dhe do të presim”, ka deklaruar Andersson.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori