LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Suedisë, Andersson: Do të jetë vështirë ndaj Kosovës, Zeneli është lojtar i mirë dhe kam respekt për të

Trajneri i Suedisë, Andersson: Do të jetë vështirë ndaj Kosovës, Zeneli është lojtar i mirë dhe kam respekt për të

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Suedisë, Janne Andersson ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Suedezët luajnë nesër ndaj Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në ndeshjen hapëse për Kosovën, të vlefshme për Grupin B.


Në konferencën për shtyp të mbajtur sot (e shtunë) ka folur edhe trajneri i Suedisë, Andersson, i cili ka folur për ndeshjen duke e vlerësuar kundërshtarin.

Challandes: Suedia është njëra nga 20 ekipet më të forta në botë, por ëndrra jonë është të kualifikohemi dhe ta fitojmë Kupën e Botës
Lexo po ashtu Challandes: Suedia është njëra nga 20 ekipet më të forta në botë, por ëndrra jonë është të kualifikohemi dhe ta fitojmë Kupën e Botës

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Kosova ka lojtarë të mirë dhe të shpejtë dhe duhet të luajmë më mirë sesa kemi luajtur para disa ditësh në mënyrë që të marrim rezultat”, ka thënë fillimisht Andersson në konferencë për shtyp.

“Nuk mendoj për pikën e fortë të Kosovës. Nuk mendoj për dobësitë. Ata kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë. Rëndësi për ne është që duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë rastet”.

“Ne gjithë kur luajmë, tentojmë të fitojmë, asnjëherë nuk luajmë për barazim”.

Andersson është pyetur nga gazetarët edhe për sulmuesin Arbër Zenelin, i cili në të kaluarën ka luajtur nga ekipet e moshave të Suedisë dhe faktin nëse do ta ftonte atë  të luajë për ekipin e parë nëse nuk do të vendoste për Kosovën.

“Prej se ka vendos Arbëri që të luajë për Kosovën nuk e kam shikuar më në atë mënyrë. Natyrisht është një lojtar i mirë dhe kam respekt për të”, ka thënë fillimisht ai.

Arbër Zeneli: Ndaj Suedisë luajmë vetëm për tri pikë, jam i lumtur që do të luajë ndaj tyre dhe idhullit tim Ibrahimovic
Lexo po ashtu Arbër Zeneli: Ndaj Suedisë luajmë vetëm për tri pikë, jam i lumtur që do të luajë ndaj tyre dhe idhullit tim Ibrahimovic

“Fatkeqësisht për ne, ai ka marrë atë vendim. Ky është njëri ndër ata lojtarët e mirë dhe të shpejtë, kam edhe shumë lojtarë të tjerë që mund t’i përzgjedh të luajë për Suedinë”.

“Ai është një lojtar i mirë, por shpresoj që ai të mos jetë aq i mirë nesër”, përfundoi trajneri i Suedisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori