LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Feronikelit, Vukiqeviq: Humbëm betejën, por lufta vazhdon deri në fund  

Trajneri i Feronikelit, Vukiqeviq: Humbëm betejën, por lufta vazhdon deri në fund  

Trajneri i Feronikelit, Dejan Vukiqeviq ka folur pas humbjes së skuadrës së tij nga Drita në derbin e javës së katërt në Superligën e Kosovës.

Drita arriti ta mposht minimalisht 1-0 Feronikelin në një ndeshje derbi me shumë raste dhe aksion.


Sipas trajneri të mysafirëve, skuadra e tij nuk e meritoi humbjen pasi krijoi mjaftueshëm dhe do të vazhdojnë deri në fund të luftojnë për titull.

“Nuk e merituam humbjen në bazë të rasteve që krijuam në këtë ndeshje, e cila për ne ishte si një lojë shahu. Kufizuam kundërshtarin në mundësitë e veta dhe krijuam mundësitë tona, të cilat megjithatë nuk i shfrytëzuam”, ka thënë fillimisht Vukicevic pas ndeshjes.

Drita fiton derbin e javës ndaj Feronikelit
Lexo po ashtu Drita fiton derbin e javës ndaj Feronikelit

“Një pakujdesi në fundin e pjesës së parë na kushtoi. Nuk dua të flas nëse ishte apo jo pozitë jashtë loje, por mund të them që bëmë disa gabime përpara se të vinte ajo goditje drejt portës”.

“Është dashur të rrezikojmë më shumë në pjesën e dytë. Nuk kemi pasur zgjidhje të tjera për këtë ndeshje në repartin sulmues, kemi pak alternativa në stol”.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin natyrisht, por me disiplinë dhe angazhimin e lojtarëve jemi shumë të kënaqur”.

“Këto ndeshje vendosen nga një gabim dhe një gol. Këtë gabim sot e bëmë ne dhe e humbëm ndeshjen”.

“Ende jemi në fillim të kampionatit dhe pres një kampionat tejet interesant. Ndeshja ishte shumë e luftuar, por jo shumë kualitet. Humbëm një betejë, por lufta do vazhdojë deri në fund”, përfundoi 51 vjeçari malazez. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori