Kampioni i Kosovës, Drita, do të luajë nesër (e martë) përballë Differdange 03 në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. 

Të besuarit e Zekirija Ramadanit llogariten favorit për të triumfuar në ‘Fadil Vokrri’, por edhe për të avancuar në përgjithësi në raundin e ardhshëm. 


Para këtij takimi ka folur edhe trajneri i ekipit kundërshtar, Pedro Silva, i cili ka paralajmëruar Dritën duke thënë se këtu nuk janë për pushime. 

Ne kemi bërë analizë të Dritës nga disa ndeshje të sezonit të kaluar dhe e kemi parasysh çfarë duhet të bëjmë Drita është favorite, por nuk kemi ardhur për pushime”.  

“Ne jemi gati për nesër. E kemi analizuar kundërshtarin si ekip, jo individualisht. Jemi të kompletuar si ekip, kemi vetëm një mungesë (Borges)”, ka thënë ai. 

Kujtojmë se dueli mes Dritës dhe Differdange 03 do të luhet me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/

telegrafi sport app