Vitet e fundit të futbollit botëror janë duke u mbizotëruar nga trajnerët gjermanë, të cilët kanë dominuar me fitimin e trofeve.

Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.


Ky triumf i Bluve erdhi i gjithë si meritë e trajnerit gjerman, Thomas Tuchel, i cili erdhi vetëm para pesë muajve dhe krijo gjithçka deri tek fitimi i Ligës së Kampionëve.

Me fitimin e Ligës së Kampionëve nga Tuchel, trajnerët gjermanë konfirmohen si më të mirët e momentit në botë.

Tuchel është trajneri i tretë radhazi gjermanë që arrin të fitojë Ligën e Kampionëve.

190376434 10159698299408598 6743867860108165162 n

Kjo nuk është e tëra, pasi të tre trajnerët kanë fituar trofeun me skuadra të ndryshme.

Sezonin e kaluar 2019/20, Liga e Kampionëve u fitua nga Bayern Munich me trajner Hansi Flick, ndërsa në sezonin 2018/19 trofeu u fitua nga Liverpooli me trajner Jurgen Klopp. /Telegrafi/

telegrafi sport app