Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se videoja e publikuar së fundmi nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, nga veriu i Kosovës është mesazh për amerikanët – se po i injoron akuzat dhe sanksionet e tyre.
Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, politikania serbe Rada Trajkoviq, duke folur për nënkryetarin e Listës Serbë, i cili është i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i cili ende kërkohet nga autoritetet e Kosovës, por edhe në listën e zezë amerikane, citoi video mesazhin e Radoiçiqit, i cili tha: “Unë jam këtu dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo”!
Trajkoviq është përgjigjur në pyetjen e gazetës “Nova” se çfarë do të thotë kur Milan Radoiçiq thotë “po kthehem në Kosovë”.
“Para së gjithash do të thosha se ky është një mesazh për administratën amerikane nga Milan Radoiçiq, njëkohësisht edhe nga shteti serb. Thjesht për atë se deklaratën e ka bërë Radoiçiq, dhe e shohim vazhdimisht se përfaqësuesit e qeverisë të Serbisë, por edhe Aleksandar Vuçiqi si president, në kontekstin më pozitiv, flasin për njeriun që u fut në listën amerikane të personave që akuzohen për krim, korrupsion, trafik droge dhe armësh. Pra, Vuçiq, Lista Serbe dhe Radoiçiq e injorojnë këtë vendim dhe kundërshtojnë vendosjen e Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit në atë listë si krimi më i rrezikshëm në rajon”, tha Trajkoviq, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, më 5 korrik të këtij viti, kreu i grupit kriminal serb, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq përmes një video mesazhi është paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës.
Radoiçiq që është i sanksionuar nga Thesari amerikan (OFAC), pretendon se këtë video e ka incizuar në Kosovë shihet duke kërcënuar qytetarët për t’iu bindur grupeve kriminale.
I kërkuari nga autoritetet e sigurisë së Kosovës, duke parë se ka humbur mbështetjen nga serbët, është munduar që t’i shantazhojë ata, të cilët tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar si instrument politik nga Beogradi.
Kujtojmë se Radoiçiq, përveç që është në kërkim nga Policia e Kosovës, së bashku me Zvonko Veselinoviqin, janë në listën e zezë të SHBA-së si grup i organizuar në veri të vendit.
Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviqit në grupin e krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovë sa janë edhe i vëllai Zvonkos, Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit