LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Granata në veri të Mitrovicës, mesazh për serbët se mund të kalojnë si Oliver Ivanoviqi

Trajkoviq: Granata në veri të Mitrovicës, mesazh për serbët se mund të kalojnë si Oliver Ivanoviqi

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se shpërthimi i mbrëmshëm i granatës në veri të Mitrovicës është mesazh për serbët e veriut se mund ta kenë fatin e njëjtë sikur Oliver Ivanoviqi.

“Në fakt është një mesazh. Kur shteti nuk punon për diçka, që është gjendja e sigurisë në veri, ka ndikim shumë të madh te qytetarët. Shteti vazhdon të lejojë të dominojnë njerëzit nga mjedisi që kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ky lloj lajmi nuk është befasi. Është një mesazh, para se gjithash për serbët nga veriu se: ‘ne jemi këtu, dhe nëse nuk jeni besnik në shkallë të mirë, mund të kaloni njëjtë sikur Oliveri”, ka thënë Trajkoviq.


Ajo theksoi se ekziston një dokument për përfshirjen e Millan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit që ka ardhur nga qeveria amerikane, transmeton Telegrafi.

Granata shpërtheu derisa tre persona po hynin në veturë, policia jep detaje për rastin në veri të Mitrovicës
Lexo po ashtu Granata shpërtheu derisa tre persona po hynin në veturë, policia jep detaje për rastin në veri të Mitrovicës

“Ata janë shënjuar në listën e zezë për përfshirjen në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Në listën e zezë nuk futen njerëz pa ndonjë dëshmi apo material. Sesa dhe në çfarë mase ka kërkuar shteti ynë të njoftohet nga amerikanët për gjetjet e vrasjes së Oliverit, këtë nuk e di, por mendoj se nuk ka kërkuar asgjë. Veselinoviq dhe Radoiçiq janë njerëzit  e besueshëm të biznesit të qeverisë së Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit sepse i fitojnë projekte më fitimprurëse dhe janë bërë milionerë”, shtoi Trajkoviq.

Tha se Millan Radoiçiq është nën hetime për sulmin në Banjskë dhe se shteti do të duhej të ishte drejtpërdrejt përgjegjës për të.

“Ka zëra se gjendet rreth veriut të Mitrovicës dhe se po përgatit hakmarrje për të rinjtë e vrarë. Në përgjithësi, ne shohim dhe presim që ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ta pyesë Vuçiqin se pse personat që janë në listën e zezë janë bashkëpunëtorët e tij më të mëdhenj”, theksoi politikania serbe nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori