LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Barrikadat në veri u ngritën nga grupi mafioz i Radoiçiqit, Kisha Ortodokse Serbe është vegla e pushtetit destabilizues të Vuçiqit

Trajkoviq: Barrikadat në veri u ngritën nga grupi mafioz i Radoiçiqit, Kisha Ortodokse Serbe është vegla e pushtetit destabilizues të Vuçiqit

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe është vegla kryesore e pushtetit destabilizues të Aleksandar Vuçiqit.

Trajkoviq thekson se barrikadat e ngritura në veri të Kosovës ishin bërë nga grupi mafioz që drejtohet nga Milan Radoiçiqi.


“Fatkeqësisht, vegla kryesore e pushtetit destabilizues të Vuçiqit është Kisha Ortodokse Serbe, e cila së bashku me Kishën Ruse po destabilizojnë me sukses rajonin”, tha Trajkoviq për median vojvodinase Autonomija.

Ajo ka akuzuar patriarkun Porfirije për përmbushjen e urdhrave politike të Vuçiqit.

Sipas saj, grupi mafioz i Radoiçiqit është përgjegjës për destabilizimin e veriut të Kosovës.

“Më shumë se 600 të rinj serbë nga veriu i Kosovës janë dërguar në Rashkë, ku janë trajnuar për rezistencë ndaj shqiptarëve. Kam frikë se Vuçiq, i cili është një eksponent kryesor i politikës ruse në Ballkan, është pjesë e propagandës”, shton ajo.

Këshilltarja e ministrit për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq pohon se Vuçiq nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë.

“Nëse Beogradi nuk jep një deklaratë përfundimtare për Rusinë, Kosova do të marrë gjithnjë e më shumë mbështetje nga NATO-ja, do të forcohet dhe do të investojë në potencialin ushtarak të Kosovës. Vuçiq nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë”, pohon Trajkoviq.

Ajo pyeti se pse nuk dëgjohet fortë zëri i partive opozitare kundër politikës së Vuçiqit duke vlerësuar se një zë të tillë do ta përkrahnin ata të cilëve kufijtë u janë të kërcënuar nga veprimet e regjimit të Vuçiqit.

“Në ato shoqëri, Serbia mund të gjente shumë miq dhe bashkëpunëtorë – si në Bosnje dhe Hercegovinë, ashtu edhe në Mal të Zi, një vend që, siç dihet, gjithmonë u ka ofruar strehë liderëve të opozitës demokratike në Serbi”, shton ajo.

Në fund, Trajkoviq ka akuzuar Vuçiqin se është “një njeri që lufton vetëm për veten e tij” dhe se nuk kujdeset për qytetarët serbë. /Telegrafi/