LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Aleanca Vuçiq-Rama-Abazoviq duan copëtimin e Malit të Zi

Trajkoviq: Aleanca Vuçiq-Rama-Abazoviq duan copëtimin e Malit të Zi

Atë që e ka thënë ditë më parë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur” e ka thënë sot edhe politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, tani kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, ka thënë se aleanca Vuçiq-Rama-Abazoviq kanë për qëllim copëtimin e Malit të Zi.


“Qëllimi i aleancës Vuçiq-Rama-Abazoviq nuk është futja e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, por copëtimi i saj”, ka shkruar Trajkoviq, në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Gjukanoviq: Qëllimi i 'Ballkanit të Hapur' është zhdukja e Kosovës, BeH, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Gjukanoviq: Qëllimi i 'Ballkanit të Hapur' është zhdukja e Kosovës, BeH, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

Ditë më parë vetë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se projekti “Ballkani i Hapur” është “shumë kontrovers”, sepse është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së.

Madje ai ka vlerësuar se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe me ndonjë gjenocid”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori