LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Tetovë, LVV e PDK u shprehin ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre

Tragjedia në Tetovë, LVV e PDK u shprehin ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre

Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës kanë u kanë shprehur ngushëllime familjeve të prekura nga tragjedia në Tetovë.

Përmes postimeve në Facebook, këto dy parti kanë thënë se bashkëndjejnë dhimbjen me të prekurit nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në spitalin modular në Tetovë.


“Ngjarja e mbrëmshme tragjike e djegies së spitalit në Tetovë që la 14 të vdekur e shumë të lënduar na ka tronditur dhe prekur thellë. Një shpërthimi të tillë brenda spitalit, në këtë kohë kur të gjitha segmentet e shoqërisë dhe shtetit janë vënë në dispozicion të mirëqenies së pacientëve e kundër një virusi që po na kërcënon në vazhdimësi, i duhet një hetim serioz prej organeve të rendit brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët e atyre që humbën më të afërmit e tyre. Duke bashkëndjerë dhimbjen me ta, të lënduarve të tjerë ju urojmë shërim sa më të shpejtë e kthim te familjarët e tyre. Ngjarje të rënda e tragjike si kjo na mbajnë bashkë e pranë njëri tjetrit”, thuhet në postimin e LVV-së.


Ndërkaq, ngushëllime kanë shprehur edhe nga PDK-ja.

“Thellësisht të prekur nga tragjedia që ka kapluar Tetovën mbrëmë. Partia Demokratike e Kosovës shpreh  ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre. Në një bisedë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi, e poashtu edhe me Kryetaren e Tetovës, znj.Teuta Arifi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur gjithë solidaritetin tonë me familjet e viktimave, qytetarët e Tetovës dhe institucionet lokale e qendrore. Kosova do të jetë përherë pranë tyre”, thuhet në postimin e tyre. /Telegrafi/

&

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori